Kush jemi ne?

‘Santi Dekor’ është një nga kompanitë lider në ndërtim, konkretisht në fushën e punimeve dekorative në beton. Ne ofrojmë një sërë shërbimesh që nga punimet e dyshemeve industriale, stampimet dekorative në beton, punime rampash, stampimet e mureve dekorative e shumë të tjera.

‘Santi Dekor’ ka një staf të kualifikuar në fushën e ndërtimit, të cilët me perkushtimin me të madh i përgjigjen nevojës suaj në cdo kohë.

‘Santi Dekor’ është e vetmja kompani shqiptare që operon në pesë shtete të ndryshme me punime të cilësisë së parë, pasi prioriteti jonë është cilësia e punës, garancia e saj, korrektësia ndaj klientit dhe gjithashtu saktësia duke arritur që të realizojmë në kohën më të shkurtër të mundshme.

‘Santi Dekor’ u krijua si një grup i vogël pune në Mars të vitit 2007 duke punuar fillimisht në ndërtime të vogla dhe të sheshta. Në ditët dhe vitet në vijim, kompania filloi të rritej dhe të zmadhohej në tregun shqipëtar duke zgjeruar kështu dhe proceset e punës. Santi dekor ka bashkëpunuar me klientë, biznese dhe individë të cilët kanë mbetur të kënqaur nga punimet tona.

Në vitin 2012, kompania ‘Santi Dekor’ filloi të operojë në fushën e ndërtimit edhe në tregun e Kosovës, duke e parë atë si një nga objektivat e para në rrugëtimin e gjatë qe e pret kompaninë. Sot, ‘Santi Dekor’, njihet edhe si një ndër kompanitë lider në fushën e ndërtimeve që operon në Kosovë pasi bashkëpunimi me kompanitë më me zë dhe më të fuqishme të ndërtimit në Kosovë si ‘OCTACOM’, i’a besojnë punët e tyre kompanisë sonë. Një nga projektet më të rëndësishme të realizuara aty është veshja e dyshemesë së qendrës tregtare më të madhe në Prishtinë, ‘PRISHTINA MALL’, e shumë punime të tjera.

Në tetor 2016, “Santi Dekor” arriti të futej edhe përtej kufijëve duke përshkuar kështu edhe njëherë kalvarin e gjatë të rrugëtimit të kompanisë sonë. ‘Santi Dekor’ arriti të depërtojë edhe në qytetin e Preshevës, duke realizuar edhe aty një punë cilësore dhe me kualitetin me të lartë.

‘Santi Dekor’, duke filluar nga Janar 2017 është prezent edhe në tregun e dy shteteve te tjera, sic janë: Mali i Zi dhe Maqedoni. ‘Santi Dekor’, gjithmonë ka ditur të eci para në rrugëtimin e tij dhe ndaj edhe për atë vit pikësynimi ishin këto dy shtete. “Santi Dekor”, në ditët dhe vitet në vijim do të jetë pjesë edhe në shtete të tjera të Ballkanit dhe Europës, pasi ky është edhe synimi kryesor i kompanisë sonë, e cila dita ditës është në rritje e sipër.

Shërbimet tona

Santi Dekor është një nga kompanitë lider në ndërtim, konkretisht në fushën e punimeve dekorative në beton. Ne ofrojmë një sërë shërbimesh që nga punimet e dyshemeve industriale, stampimet dekorative në beton, punime rampash, stampimet e mureve dekorative e shumë të tjera.

Dysheme industriale

Dyshemetë industriale me bazë rezine dhe kuarci janë një nga veshjet më të gjithanshme të dyshemeve në treg për hapësira industriale, tregtare dhe madje edhe rezidenciale.

Stampime betoni

Betoni i stampuar është një teknikë dekorative e betonit e cila i jep asaj një pamje natyrale të gurit, shkëmit, qeramikës, tullave dhe madje edhe drurit.

Stampime muri dekorative

Stampimi i murit është një teknikë e përshtatshme në ambjente brenda dhe jashtë (muret e kuzhinave, dhomat e gjumit, të ndenjies, lokale, restorante, fasadat e jashtme të shtëpive private, oborreve etj.

Punime rampa

Rampat kryesisht aplikohen në terrene të pjerrëta, ku mundësia e xhirimit të gomave është e madhe. Për këtë arsye preferohet të realizohet edhe punimi i rampave në objekte me kate mbi tokë dhe nën tokë si garazhet e makinave apo rrugët e pjerrëta.

Administratori

Kompania u themelua nga Z.Arjol Lako, i cili është njëkohësisht dhe administrator i kompanisë. Besimi dhe përkushtimi maksimal në krijimin e një vlere të shtuar në industrinë e ndertimit, sherbyen si shtysë në formimin e “Santi Dekor”, që vjen duke u rritur gjithnjë e më shumë në standarte rajonale. Që nga themelimi, ai vazhdon të menaxhojë me perkushtim të plotë emrin e kompanisë dhe cilësinë e punimeve.

Klientët tanë

Santi dekor ka bashkëpunuar me një numër të madh klientësh, biznesesh dhe individësh të cilët kanë mbetur të kënaqur nga punimet tona.