Dysheme industriale me bazë kuarci

Me një prodhim nga vetë kompania jonë të kuarcit cilësor në ngjyra të ndryshme, kjo lloj dyshemeje ofron një rezistencë lartë për sipërfaqet e ekspozuara ndaj ngarkesave të rënda dhe trafikut të makinerive industriale duke i dhënë elasticitet dhe jetëgjatësi të jashtëzakonshme. Përveç kësaj, dyshemetë industriale të kuarcit janë rezistente ndaj kimikateve, gërryerjeve, ndikimeve dhe goditjeve termike, duke siguruar që ato të përballojnë ashpërsinë e mjediseve industriale.

Në cdo objekt, ku realizohet dysheme industriale këshillohet që para se të hidhet beton e gjithë nënshtresa duhet të jetë e mbuluar me plasmas për arsye që të mos lejojë lagështirën të depërtojë në brendësi të betonit. Në preferencë të klientit ekziston dhe mundësia e perdorimit të materialit izolues transparent ‘Rezina 50’, i cili shërben për lyerjen e sipërfaqes të dyshemesë industriale duke mos lejuar ujin, vajin dhe materiale të tjera të lëngshme të depërtojnë në brendësi të dyshemesë industriale dhe duke mundësuar lehtësimin e mirëmbajtjes së saj.

Shtrim me helikopter per Parking, Magazina, Kapanone

Dysheme me helikopter godine banimi

Dysheme industriale, Kantine vere Alehandro

Dysheme me helikopter, Kapanon Kamez

Punime me helikopter per dysheme magazine, Durres

Punime dyshemeje me helikopter per kapanon, Tirane

Punime dysheme me helikopter , Fundjava Ndryshe

Dysheme me kuarc, Everest Kamez

Dysheme me helikopter per kapanon industrial, Tirane