Kush jemi ne?

KOMPANIA

“Santi Dekor” është krijuar si një grup i vogël pune në mars të vitit 2007 duke punuar fillimisht në ndërtime të vogla dhe të sheshta.

Në ditët dhe vitet në vijim, kompania filloi të rritej dhe të zmadhohej në tregun shqiptar duke zgjeruar kështu dhe proceset e punës.

“Santi Dekor” u krijua po nga i njëjti president kompanie që është aktualisht dhe vazhdon të menaxhojë me perkushtim të plotë emrin e kompanisë dhe cilësinë e punës që ofrojnë.

Në vitin 2012, kompania “Santi Dekor” filloi të operojë me fushën e ndërtimit edhe në tregun e Kosovës, duke e parë atë si një nga objektivat e para në rrugetimin e gjatë qe e pret kompaninë.

Tashmë prej 5 vitesh, “Santi Dekor”, njihet edhe në Kosovë si një ndër kompanitë lider në fushën e ndërtimeve, që operon pasi bashkëpunimi me kompanitë me më zë dhe më të fuqishme të ndërtimit në Kosovë i’a besojnë punët e tyre kompanisë sonë.

Në tetor 2016, “Santi Dekor” arriti të futej edhe përtej kufijve duke përshkuar kështu edhe njëherë kalvarin e gjatë të rrugëtimit të kompanisë sonë. “Santi Dekor” arriti të depërtojë edhe në qytetin e Preshevës, duke realizuar edhe aty një punë cilësore dhe me kualitetin me të lartë.

“Santi Dekor” është e vetmja kompani shqiptare që operon në pesë shtete të ndryshme me punime të cilësisë së parë, pasi prioriteti jonë është cilësia e punës, garancia e saj, korrektësia ndaj klientit dhe gjithashtu shpejtësia & saktësia e punës, duke arritur që të realizojmë në kohën më të shkurtër të mundshme.

“Santi Dekor” tashmë ka nje staf prej 30 personash të kualifikuar në fushën e ndërtimit, të cilët me perkushtimin me të madh i pergjigjen punës në cdo kohe.

OBJEKTIVA

“Santi Dekor”, duke filluar nga janar 2017 është prezent edhe në tregun e dy shteteve te tjera, sic janë: Mali i Zi dhe Maqedoni.

“Santi Dekor”, gjithmonë ka ditur të eci para në rrugëtimin e tij dhe ndaj edhe për këtë vit pikësynimi ishin këto dy shtete.

“Santi Dekor”, në ditët dhe vitet në vijim do të jetë pjesë edhe në shtete të tjera të Ballkanit dhe Europës, pasi ky është edhe synimi kryesor i kompanisë sonë, e cila dita ditës është në rritje e sipër.

kociaj.resion@gmail.comRRETH NESH