Stampime betoni
Stampimi në beton përgjithësisht aplikohet në trotuare, rruge, oborre vilash, sheshe pallatesh, oborre lokalesh, parking etj. Betoni i stampuar është një teknikë dekorative e betonit e cila i jep asaj një pamje natyrale të gurit, shkëmbit, qeramikës, tullave dhe madje edhe drurit. Stampimit në beton aplikohet me dy menyra: Stampim betoni me forma gome dhe stampim betoni me forma letre. Është i disponueshëm në një gamë të gjerë ngjyrash dhe modelesh, duke e bërë atë një zgjedhje të gjithanshme për të përmirësuar pamjen e hapësirave të jashtme.
Për një sipërfaqe rezistente ndaj ujit, akullit, acideve, vajrave, rrezeve infra të kuqe & ultravioletë dhe materialeve të tjera te lëngshme depërtuese në brendësi të dyshemesë ofrohet ‘Rezina 50’. Rezinë (llak) me monokomponente transparente me bazë polimeresh akriliku, shumë e përdorshme për dysheme të punuara me bazë cemento. Një nga shërbimet gjithashtu është dhe stampimi i betonit në forma gome ose letre. Produktet që kompania jonë përdor në këtë fushë janë:
- HARDENER: Përzierje e thatë e ngjyrosur gati për përdorim. Është e përbërë nga kuarc me përmbajtje silici 98.8% me një granulim të studiuar mirë, cemento dhe pigmente rezistente nga rrezet ultraviolet, infra të kuqe dhe nga solucionet e ndryshme.
- DISTACANTE: Produkt pluhur i përzierë, i gatshëm për përdorim, i ngjyrosur, i cili përhapet mbi sipërfaqen e trajtuar me ‘hardener’ për të formuar një cipë të hollë midis betonit të freskët dhe stampave.
- REZINA 50: Rezinë (llak) për dysheme me bazë cemento, e krijuar posacërisht për të pasur një rezistencë të lartë ndaj faktorëve atmosferikë, ujit, akullit, acideve, vajrave, kripërave, rrezeve infra të kuqe dhe ultravioletë. Rezina50 është një rezin Save ë me monokomponente transparente me bazë polimeresh akriliku dhe është shumë e përdorshme për cemento industriale me kuarc, cemento të stampuar dhe të sprucuar.
- POLYMER: Polymer eshte produkt akrilik i lëngshëm i cili shërben si ngjitës në sipërfaqet e cementove për të krijuar një ngjitje perfekte mes betonit të vjetër dhe substancave të reja. Përdoret dhe në realizimin e dyshemeve të sprucuara.
Stampim betoni per rrugica trotuare sheshe Diber e Madhe, Maqedoni
Dysheme betoni me stampim per oborr vile, Gjiri i Lalzit. Durres
Stampim betoni per tarrace, Junik, Kosove
Stampim ne beton per sheshe pallatesh Podgoricë, Mal i Zi
Stampime betoni per trotuare Shëngjin, Lezhë
Stampim betoni per oborr vile Ulqin, Mal i Zi
Stampim betoni per sheshe pallatesh Vore
Stampim betoni per oborr Vushtrri, Kosovë