Dysheme industriale

me bazë kuarci & rezine epox

Bazë për prodhimin e dyshemeve industriale janë strukturat prej betonit të përforcuar-pllaka ndërmjetkatsore, zakonisht të bërë në substrate të kompaktuar mirë ose si elemente horizontale qëndrore (dysheme tek garazhet publike). Disavantazhi kryesor i betonit konvencional, është jo rezistenca në harxhim, rritja e pluhuritetit dhe porozitetit i hapësirave që janë te ekspanduara në harxhitje. Kjo mund të shmanget, ashtu që në fazën e nivelimit (helikopterimi) të sipërfaqes prej betoni po aplikohet derdhje e ngjyrosur, e gatshme, e thatë (TAL M KVARC, TAL M KVARC2, TAL M KORUND3, TAL M STRONG).[spacer height=”20px”]

Dyshemeja industriale realizohet në disa mënyra dhe ngjyra te ndryshme. Këshillohet që sasia e kuarcit që përdoret të variojë minimalisht me 3kg dhe maksimalisht me 5kg në varësi të ngjyrës. Materiali, i cili vjen në objekt me ambalazh të gatshëm shperndahet në siperfaqe të betonit në mënyrë të barabartë me makineri që shërben për shpërndarjen e kuarcit në mënyrë të rregullt. Në cdo objekt, ku realizohet dysheme industriale këshillohet që para se të hidhet beton e gjithë nënshtresa duhet të jetë e mbuluar me plasmas për arsye që të mos lejojë lagështirën të depërtojë në brendësi të betonit. Në preferencë të klientit ekziston dhe mundësia e perdorimit të materialit izolues transparent, i cili shërben për lyerjen e sipërfaqes të dyshemesë industriale duke mos lejuar ujin, vajin dhe materiale të tjera të lëngshme të depërtojnë në brendësi të dyshemesë industriale

 

 

 

DYSHEME INDUSTRIALE ME BAZË KUARCI

Hapësira shtresore e shtypur të betonit (gri, gri anthracite, e kuqe, okër, e gjelbër, e kaltër dhe kafe), i cili fitohet me përpunim të tillë, ka rezistencë të rritur ndaj harxhimit dhe pluhurosjes, qëndrueshmëri në ngrirje dhe rezistencë të rritur ndaj vajrave, yndyrinave industriale dhe detergjentëve. Nëpër dysheme industriale të ekspozuara ndaj ngarkesave jashtëzakonisht të lartë, në hapësire prej betoni të freskët në vend të derdhjes mund të vendoset llac i gatshëm TAL M KORUND 10, i cili mekanikisht ‘hekuroset’.[spacer height=”20px”]

Materialet epox rezina përdoren për ambjente të jashtme dhe të brëndshme si përshembull: garazhet e makinave, fabrikat ushqimore, shtëpitë private, pishina apo shatërvane etj. Rezinat janë materiale anti-bakteriale dhe izoluese. Ato pastrohen lehtë dhe mbajnë ambjentin me pamje sa më të pastër dhe estetike.

 [spacer height=”300px”]

DYSHEME INDUSTRIALE ME BAZE REZINE EPOX

kociaj.resion@gmail.comDysheme industriale